Gruaja ne Islam: Te drejtat dhe pergjegjesite e saj

Ne kohet e sotme njerezit mendojne se grate u bene te lira vetem ne Perendim dhe se lirimi i grave si levizje shoqerore filloi ne shekullin e 20. Ne te vertete kjo levizje per lirimin e gruas nuk eshte filluar nga grate, por u shpall nga Zoti permes te Derguarit te Tij - Muhamedit as - qe ne shekullin e shtate.
Kur'ani dhe tradita e Profetit as (Hadithet dhe Suneti i tij) jane burime ne te cilat cdo grua muslimane gjen te drejtat dhe detyrat e saj.
I. Te Drejtat Njerezore
Katermbedhjete shekuj me pare Islami e beri gruan njelloj pergjegjese para Zotit ne madherimin dhe adhurimin per Te, duke mos vendosur asnje limit ne progresin e saj moral. Gjithashtu Islami vendosi barazine e gruas ne humanitetin e saj me burrat.
Ne Kur'an ne ajetin e pare te Sures En-Nisae (Kaptina e Grave), Allahu thote:
"O ju njerez! Kinie frike Zotin tuaj qe ju ka krijuar prej nje veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palen (shoqen) e saj, e prej atyre dyve u shtuan burrra shume e gra. Dhe kinie frike All-llahun qe me emrin e Tij perbetoheni, ruajeni farefisin (akraballekun), se Allahu eshte mbikeqyres mbi ju." (Kur'an, 4:1)
Duke qene se burrat dhe grate u krijuan nga e njejta esence, ata jane te barabarte ne humanitetin e tyre (si njerez). Pra, gruaja nuk mund te jete e keqe 'nga natyra' sic e tregojne disa besime. Ne menyre te ngjashme asnje gjini nuk mund te jete superiore sepse do te ishte nje kontradikte me barazine mes tyre.
II. Te Drejtat Civile
Ne Islam gruaja gezon te drejten baze te zgjedhjes dhe shprehjes, qe bazohet ne njohjen e personaltetit te saj individual. Se pari, ajo eshte e lire te zgjedhe fene e saj. Ne Kur'an thuhet:
"Ne fe nuk ka dhune. Eshte sqaruar e verteta nga e kota." (Kur'an, 2:256)
Grate inkurajohen ne Islam te kontribojne me opinionet dhe iderat e tyre. Ka shume te dhena nga tradita e Profetit as qe na tregojne per raste ne te cilat grate i kane drejtuar pyetje direkte Profetit dhe kane dhene opinionet e veta ne lidhje me fene, ekonomine dhe ceshtjet shoqerore.
Gruaja muslimane ka te drejte te vendose per bashkeshortin e saj. Po ashtu pas marteses ka te drejte te mbaje mbiemerin e saj. Deshmia e gruas eshte e vlefshme ne ceshtjet ligjore.
III. Te Drejtat Sociale
I Derguari i Allahut - Muhamedi as - ka thene: "Kerkimi i diturise eshte detyre per cdo Musliman (burre dhe grua)". Kjo perfshin dituri per Kur'anin dhe Hadithin si dhe dituri te tjera. Si burrat ashtu edhe grate kane kapacitet per te mesuar dhe kuptuar gjerat. Po ashtu meqenese grate e kane per detyre te perkrahin sjelljet e mira dhe te denojne ato te keqiat ne te gjithe fushat e jetes, gruaja Muslimane duhet te marre edukimin e pershtatshem per te kryer kete detyre ne perputhje me talentin dhe interesat e saj.
Mirembajtja e shtepise, mbeshtetja e burrit, si dhe rritja dhe mesimi i femijeve jane nder rolet me te rendesishme dhe me shperblim te madh tek Allahu xh.xh. Ne qofte se ajo ka mundesi mund te punoje jashte shtepise per te miren e komunitetit, persa kohe qe i realizon detyrat e saj ne familje.
Islami i njeh dhe kujdeset per dallimet natyrore mes burrit dhe gruas megjithe barazine e tyre. Disa lloj pune jane me te pershtatshme per burrat dhe te tjera pune jane me te pershtatshme per gruan. Kjo ne asnje menyre nuk e ben punen e njerit me te madhe apo me fitimprurese se te tjetrit. Allahu do te shperbleje te dy gjinite njelloj per vleren e puneve te tyre, edhe pse mund te mos jete i njejti aktivitet.
Persa i perket nenes, Profeti as. ka thene: "Xhenneti eshte nen kembet e nenes." Kjo nenkupton se suksesi i nje shoqerie mund te kerkohet tek nenat qe e rriten ate (shoqeri). Influenca e pare dhe me e madhe mbi nje person vjen nga ndjenja e sigurise, dashurise dhe mesimit qe merr nga nena. Prandaj nje grua qa ka femije duhet te jete e arsimuar dhe e ndergjegjshme per te qene nje prind i mire.
IV. Te Drejtat Politike
E drejta per te votuar i eshte dhene grave muslimane nga Zoti para 1400 vjetesh. Per cdo ceshtje publike, nje grua mund te ngreje mendimet/opinionet e saj, dhe te marre pjese ne politike. Ne nje rast ne Kur'an (60:12) Muhammedit as. i thuhet se kur grate besimtare te vijne tek ai dhe te japin betimin e tyre per Islamin, ai duhet ta pranoje ate. Kjo vendosi te drejten e grave per te zgjedhur udheheqesit e tyre dhe ta deklarojne kete ne publik. Dhe se fundi, Islami nuk e ndalon nje grua per te patur pozite te rendesishme ne qeverisje. Abdur-Rrahman Ibn Auf konsultoi shume gra para se te rekomandonte Osmanin (Ibn Afan) si Kalif.
V. Te Drejtat Ekonomike
Ne Kur'an thuhet: "Pasha Ate qe krijoi mashkullin e femren! Vertet, veprimi juaj eshte i lloj-llojte." (92:3-4)
Ne keto ajete, Allahu deklaron se Ai krijoi burrin dhe gruan qe te jene te ndryshem, me role, funksione dhe aftesi te vecanta/unike. Ashtu si ne shoqeri ka nje ndarje te puneve edhe ne familje vlen e njejta gje. Cdo anetar ka detyra te ndryshme. Ne pergjithesi Islami i jep gruas rolin perkujdeses, dhe burrit rolin e kujdestarit/mbrojtesit. Prandaj, gruas i eshte dhene e drejta e mbeshtetjes financiare tek burri. Ne Kur'an thuhet:
"Burrat jane pergjegjes per grate, ngase All-llahu ka graduar disa mbi disa te tjeret dhe ngase ata kane shpenzuar nga pasuria e tyre." (4:34)
Pergjegjesia per kujdestari/mbrojtje dhe pergjegjesia financiare i eshte dhene burrit, cka kerkon qe burrat t'u sigurojne grave jo vetem mbeshtetje financiare por edhe mbrojtjen fizike, si dhe te sillen mire dhe me respekt ndaj tyre.
Gruaja muslimane ka te drejte te fitoje para, ka te drejte te kete pasuri/prona, te hyje ne kontrate ligjore dhe t'i menaxhoje gjithe pasurite e saj ashtu sic i pelqen asaj. Ajo mund te kete biznes te vetin, dhe askush nuk ka te drejte mbi te ardhurat e saj, perfshi ketu edhe burrin. Ne Kur'an thuhet:
"Mos lakmoni ne ate, qe Allahu gradoi disa nga ju mbi disa te tjere. Burrave ju takon hise nga ajo qe fituan ata dhe grave gjithashtu ju takon hise nga ajo qe fituan ato. Allahut kerkoni nga te mirat e Tij. Allahu eshte i dijshem per cdo send." (4:32)
Nje grua mund te trashegoje edhe nga te afermit e saj. Ne Kur'an thuhe:
"Meshkujve ju takon pjese nga pasuria qe e lene prinderit e te afermit (pas vdekjes), edhe femrave ju takon pjese nga ajo qe lene prinderit e te afermit, le te jete pak ose shume ajo qe lene, ju takon pjese coaktuar (nga Zoti)." (4:7)
Ne Kur'an thuhet: "Dhe nga faktet (e madheise se) e Tij eshte qe per te miren tuaj, Ai krijoi nga vete lloji juaj palen (grate), ashtu qe te gjeni prehje te ato dhe ne mes jush krijoi dashuri dhe meshire. Ne kete ka argumente per njerezit qe mendojne." (30:21)
Prandaj martesa nuk eshte vetem nje nevoje fizike dhe emocionale, por ne te vertete nje shenje nga Zoti. Eshte nje maredhenie e te drejtave dhe detyrimeve te ndersjellta qe bazohet ne nje udhezim te shenjte. Zoti krijot burrat dhe grate qe te plotesojne njeri tjetrin, dhe ne Kur'an Allahu zbriti nje sistem ligjesh qe mbeshtesin bashkeveprimin harmonik mes dy gjinive.
"...ato jane prehje per ju dhe ju jeni prehje per ato..." (Kur'an, 2:187)
Per te ushqyer dashurine dhe sigurine qe vjen me martesen, grate muslimane kane nje sere te drejtash. E drejta e pare e gruas eshte ndaj Mehrit, dhurata nga burri e cila eshte pjese e kontrates se marteses dhe kerkohet qe martesa te ligjerohet.
E drejta e dyte e gruas eshte mirembajtja. Edhe ne qofte se ajo mund te kete pasurine e vet, burri i saj e ka per detyre te siguroje ate me ushqim, shtepi dhe veshmbathje. Por ai nuk detyrohet ta beje kete pertej mudesive te tij dhe gruaja e tij nuk ka te drejte te kerkoje gjera qe nuk jane te arsyeshme.
"Ai qe eshte i pasur, le te shpenzoje sipas mundesise se vet, e ai qe eshte ngusht nga pasuria, le te jape nga ajo qe i ka dhene Allahu, e Allahu nuk ngarkon aske, vetem aq sa i ka dhene." (Kur'an, 65:7)
Allahu na tregon se burrat jane kujdestare/mbrojtes ndaj grave prandaj u eshte dhene udheheqja e families. Ai e ka per detyre te udhezoje familien e tij te jene te bindur ndaj Zotit.
Gruaja ka edhe te drejta te tjera pervec atyre materiale. Ajo ka te drejte qe te trajtohet mire nga burri i vet. Profeti as ka thene: "Besimtari me i persosur eshte ai qe ka sjelljet me te mira. Dhe me i miri nder jush eshte ai qe eshte me i mire me gruan e tij." Zoti krijoi palet dhe leshoi dashuri, meshire dhe qetesi mes tyre. Burrat dhe grate kane nevoje per njeri tjetrin, ndaj martesa ka qellim t'i plotesoje keto nevoja.
Me te drejtat vijne edhe detyrimet. Keshtu grate kane disa detyrime ndaj burrave te tyre.
"Prandaj, me ate qe Allahu i beri te ruajtura, grate e mira jane respektuese, jane besnike ndaj te fsheftes."(Kur'an, 4:34)
Gruaja duhet te ruaje sekretet e burrit te saj dhe te mbroje jeten private martesore. Ceshtje qe jane private ose gabimet e burrit qe mund ta enderojne ate nuk duhet te ndahen me te tjeret, ashtu sikunder burri pritet te mbroje nderin e se shoqes.
Gruaja po ashtu duhet te kujdeset per mbrojtjen e pasurise se burrit te saj. Ajo duhet te ruaje shtepine dhe pasurine e tij, me sa mundet qe te mos vidhet apo demtohet. Ajo duhet te menaxhoje punet e shtepise me kujdes, si dhe ajo nuk duhet te lejoje ne shtepi asnje njeri te cilin burri i saj nuk e pelqen apo te beje shpenzime per te cilat burri i saj nuk i aprovon. Gruaja muslimane duhet te bashkepunoje dhe koordinoje punet me burrin e vet.
Perfundim
Ne Kur'an thuhet:
"Kur Allahu ka vendosur per nje Ceshtje, ose i derguari i Tij, nuk i takon (nuk i lejohet) asnje besimtari dhe asnje besimtareje qe ne ate Ceshtje te tyre personale te bejne ndonje zgjidhje tjeter. E kush e kundershton All-llahun dhe te derguarin e Tij, ai eshte larguar shume larg se vertetes." (33:36)
Gruas Muslimane iu dha nje rol si dhe detyra e te drejta 1400 vjet me pare, te cilat edhe sot shume gra ne bote nuk i gezojne. Keto dispozita jane vendosur nga Zoti dhe qellimi i tyre eshte te ruhet balanca e shoqerise.